Forcat e sigurisë në Kazakistan thonë se kanë vrarë dhjetëra manifestues anti-qeveritare në një operacion për rikthimin e rendit në qytetin kryesor, Almati. Aksioni u ndërmor pasi protestuesit u përpiqen të merrnin nën kontroll rajone të policisë në qytet, dhe mësynë zyrat e kryebashkiakut.
12 pjesëtarë të sigurisë u vranë dhe 353 u plagosën në trazirat e nxituara nga dyfishimi i çmimit të karburantit.
Në total rreth 1 mijë vetë janë plagosur në rrëmuja, me 400 prej tyre që po trajtohen në spital. Rusia po dërgon trupa në vend, pas kërkesës së presidentit kazak. Në një deklaratë, u tha se trupat ruse do të ndihmonin në stabilizimin e vendit, i cili është anëtar i Organizatës e Traktatit të Sigurisë Kolektive bashkë më Rusinë, Bjellorusinë, Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Armeninë.
Organizata konfirmoi se trupat paraushtarake do të kishin rol paqeruajtës. Protestat nisën të dielën kur qeveria hoqi tavanin në çmimin e gazit të lëngshëm, por shumë shpejt u zgjeruan në revoltë kundër politikave të këqija. duke akuzuar ato që i quajti “banda terroriste” për nxitjen e trazirave, presidenti Kassym-Jomart Tokayev shkarkoi qeverinë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndaloi grumbullimet masive. Ai është presidenti i dytë që drejton Kazakistanin që prej shpalljes së pavarësisë në 1991.
Protestat nisën të dielën kur qeveria hoqi kontrollet e çmimeve të gazit të lëngshëm të naftës, çka provokoi një dyfishim të çmimit të tyre. Por zemërimi fillestar u zgjerua në pakënaqësi ndaj korrupsionit qeveritar, standardit të jetesës, varfërisë dhe papunësi që ka prekur vendin e pasur me naftë.