Aktualitet Vrasja e Azem Hajdarit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Vrasja e Azem Hajdarit, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 25 vite burgim për Izet Haxhinë, cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjykata e Tiranës njofton se seanca ku është lexuar pretenca e Prokurorisë është zhvilluar sot dhe prokurori i çështjes, Drian Nushi, ka kërkuar shpalljen fajtor të Haxhisë për tre vepra penale.

Seanca e radhës do të mbahet në 21 Janar 2022 ora 14:00, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë që të njihet me aktet e prokurorisë.

Izet Haxhiaj akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili u qëllua me armë jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.