Dhunimi i të riut, që ndodhi pak ditë më parë në një lokal një Fushë-Krujë është drejt zbardhjes. Policia e qytetit njofton se ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike, i cili është protagonisti kryesor.
Po ashtu është ndaluar dhe një 31-vjeçar, pasi ka ndihmuar të dyshuarit. 34-vjeçari Gazment Kusta, sipas policisë ka hyrë me disa persona të tjerë në ambientin e një lokali në Fushë-Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, 30 vjeçarit me iniciale E.E., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.
Ndërkohë Geart Bakalli, i cili është ndaluar nga blutë e Krujës, akuzohet se ka ndihmuar Kustën dhe bashkëpunëtorët e tij duke fshehur rrobat që ata kishin veshur ditën e sherrit dhe mjetin “Audi” më të cilin u larguan nga ngjarja.
Tashmë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. E gjithë ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 17 Shkurt, 33-vjeçari E.E. ishte në lokal bashkë me disa persona të tjerë, në një moment nga dera kryesore kanë hyrë disa persona të armatosur dhe kanë nisur ta dhunojnë atë. Po ashtu ata kanë kërcënuar dhe personat e tjerë që ndodheshin në spital.