Kryesore Dhunë dhe përplasje me policinë, shikoni përmes fotove protestën në Athinë

Dhunë dhe përplasje me policinë, shikoni përmes fotove protestën në Athinë

Shtatë persona janë arrestuar dhe të paktën 30 janë plagosur si pasojë e protestave të dhunshme në sheshin Sintagma në Athinë kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Sipas autoriteteve rreth 300 ekstremistë morën pjesë në sulmet ndaj policisë.

Ndërsa numri i protestuesve përpara parlamentit grek ishte rreth 60 mijë.

Nga radhët e policisë raportohet se u plagosën 25 efektivë.

Grupet e protestuesve hodhën sende të forta dhe lëndë plasëse ndaj policisë, ndërsa këta të fundit përdoren gaz lotsjellës dhe shkopa gome.

Protesta u zhvillua përpara votimit në Parlament të marrëveshjes, e cila nuk dihet nëse do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të kryeministrit Aleksis Tsipras.