Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale A.V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar të Tiranës. 42 vjeçari në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve, bashkëshortes, djalit dhe vajzës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi , policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.