Aktualitet Dhunohet mjeku në Gramsh, policia identifikon autorët

Dhunohet mjeku në Gramsh, policia identifikon autorët

Një mjek, 60-vjeçar është dhunuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 30 nëntor.

Mjeku është dërguar nga familjarët në spitalin e Gramshit pasi ka marrë dëmtime në fytyrë.

Po ashtu është konstatuar se ai vuante nga problemet me hipertensionin.

Policia thotë se ka identifikuar dy autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në prokurori.

Megjithatë për shkak të konfidencialitetit të hetimeve që po kryhen, policia nuk bën të ditura të dhëna të tjera.