Bota Dhunoi seksualisht punonjësen, miliarderi grek dënohet me 58 mln dollarë gjobë

Dhunoi seksualisht punonjësen, miliarderi grek dënohet me 58 mln dollarë gjobë

Miliarderi grek Alkiviades “Alki” David është dënuar nga gjykatat amerikane me 58 milion dollarë gjobë. Ai u gjet fajtor pas akuzave nga një prej asistenteve të tij për ngacmime seksuale.

Bëhet fjalë për një nga dënimet më të rënda në historinë e drejtësisë së SHBA-ve, sipas avokatit të vajzës që ishte viktimë e këtij sulmi.

Alki David, pasardhës i një familje të njohur sipërmarrësish u dënua nga Gjykata e Los Angeles për dhunë seksuale në dëm të Mahim Khan, vartëse e tij nga viti 2014 deri në 2015.

Alkiviades “Alki” David është pronar mes të tjerash edhe i Coca Cola-s.