Një çantë me vlerë 6.7 milionë dollarë sapo është zbuluar në New York City.
Ajo është e zbukuruar me pothuajse 8,000 diamante të vendosura në platin dhe flori 24 karat.
Çanta vezë është e mbështjellur me një fole asimetrike prej ari 24 karatë, me vlerë prej 250 mijë dollarë.
Gurët më të vlefshëm në pjesën e jashtme janë tre diamante jashtëzakonisht të rralla, me vlerë 1.9 milion dollarë dhe dy diamante të bardhë të pastër me vlerë 265.000 dollarë.
Artikulli i mrekullueshëm është krijimi i dizajneres britanike, Debbie Wingham, 37 vjeçe, e njohur për krijimin e një serie artikujsh më të shtrenjtë në botë për miliarderët në Dubai dhe më gjerë.