Edhe pse jemi akoma larg nga stina e verës, duhet të nxitojmë në mënyrë që t’i rikthehemi sa më pare formës së duhur. Dembelizmi dimëror dhe abuzimi gjatë festave të fundvitit kanë shtuar disa kilogramë shumë tek gjithsecili prej nesh.
Kilogramë që vihen re menjëherë rreth zonës së barkut sa herë që vishni bluzën e preferuar të vitit që lamë pas apo dhe në zonën e ijeve dhe kofshëve. Nëse doni të humbisni peshë sa më shpejt të jetë e mundur, përveç aktivitetit fizik duhen bërë ndryshime serioze edhe në mënyrën si ushqeheni. Do ju propozojmë një dietë të shpejtë që do bëjë të humbisni dy kilogramë brenda një jave.
Kjo dietë është edhe ndër të preferuarat e vajzave gold të Hollywood-it si Beyoncé, Jessica Alba dhe modeles super seksi Giselle Bündchen.
Dita 1: lëngu i një kokrre limoni i tretur në një gotë ujë
Dita 2: lëngu i 2 kokrrave limon të tretur në 2 gota ujë
Dita 3: lëngu i 3 kokrrave limon të tretur në 3 gota ujë
Dita 4: lëngu i 4 kokrrave limon të tretur në 4gota ujë
Dita 5: lëngu i 5 kokrrave limon të tretur në 5 gota ujë
Dita 6: lëngu i 6 kokrrave limon të tretur në 6 gota ujë
Dita 7: lëngu i 3 gotave limon të tretur në 7gota ujë (mund t’i shtoni 2-3 lugë mjaltë)
Gjatë kësaj kohe duhet të ushqeheni siç bëni zakonisht. Konsumoni 3 deri në 5 vakte në ditë, të pasura me të gjithë vlerat ushqyese si vitaminat, proteinat, karbohidratet etj.
Mos e privoni veten nga ushqimi “i ndaluar” siç janë çokollatat dhe akulloret.
E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të pini vazhdimisht ujë me limon. Duhet të nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon dhe ta vazhdoni me këshillat e mësipërme.
Duke e kombinuar këtë dietë më 30 minuta ushtrim çdo ditë, rezultati do të jetë gjithmonë e më i dukshëm që në fundjavën e parë.