Para se të nisni një dietë duhet të kini parasysh se se dietat që mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë aspak të shëndetshme dhe mund t’ju japin dyfishin e peshës së humbur nëse nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor edhe pas tyre.
Si mund të ju ndihmojë dieta me vezë dhe portokall që të humbisni nga 10-15 kg për 15 ditë?
Ja si duhet të ushqeheni çdo ditë të javës
E hënë
Mëngjesi: 1 portokall, 1 biskotë integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht ose kos
Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, 1 kastravec, 1 fetë bukë integrale
E martë
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, 2 biskota integrale
Darka: 125 gr mish vici, 1 domate, 1 filxhan çaj pa sheqer
E mërkurë
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: 1 portokall, 1 vezë e zier, 1 gotë qumësht, pak sallatë jeshile
Darka: 125 gr mish vici, 1 portokall, 1 fetë buk integrale
E enjte
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, 1 kafe ose çaj pa sheqer
Dreka: 125 gr djathë i bardhë, 1 domate, 1 fetë bukë integrale.
Darka: 125 gr mish vici, 2 domate, 1 fetë bukë integrale, 1 mollë jeshile
E premte
Mëngjesi: 1 portokall, 2 biskota integrale, kafe ose çaj
Dreka: 200 gr peshk, 1 domate, 1 fetë bukë integrale
Darka: 500 gr perime të ziera (karrota, bizele, brokoli, patate etj), 1 vezë, 1 domate.
Në fundjave mund të hani çfarë të doni, por pa e tepruar. Javën e dytë rifillojeni dietën nga fillimi.
Gjatë dietës duhet të pini 2 l ujë në ditë.
Burimi: Natural & Healthy World