Kohët e fundit shkencëtarët po mendojnë për zhvillimin e një diete e cila duhet të përdoret nga të gjithë njerëzit në botë. Sipas tyre, njerëzit do të ushqehen shëndetshëm dhe nuk do të ketë më dëme për planetin.
Shkencëtarët po përpiqeshin të kuptonin se si duhet të ushqehen miliarda njerëz për dekadat e ardhshme dhe gjetën vetëm një përgjigje: “një dietë për të gjithë njerëzit në botë”. Kjo mund të jetë e vështirë për ata që nuk konsumojnë disa ushqime të caktuara, por gjithkush duhet të ndërgjegjësohet për mënyrën se çfarë konsumon. Çfarë ndryshimesh duhet të bëni?
Nëse hani mish çdo ditë atëherë kjo është një ndër gjërat më të këqija që po i bëni organizmit. Për të shijuar mishin e kuq mund të hani një hamburger në jave ose një biftek të pjekur një herë në muaj. Ju mund të merrni proteina të mjaftueshme nga mishi i pulës dhe i peshkut, por bimët janë një ndër produktet kryesore që duhet të konsumojnë njerëzit. Hulumtuesit rekomandojnë të konsumohen arra dhe bishtaja pothuajse çdo ditë.
Gjithashtu, të gjitha frutat dhe perimet duhet të përbëjnë gjysmën e dietave ushqimore tek të gjithë njerëzit.
Çfarë këshillojnë hulumtuesit të konsumohet?
Arra – 50g në ditë
Bishtaja- 75g në ditë
Peshk – 28g në ditë
Vezë – 13g në ditë (një në ditë)
Mish – 14g në një ditë të javës mish të kuq ose pule
Drithëra- 232g në ditë
Bulmet – 250g në javë
Perimet – (300g) dhe fruta (200g) në javë
Dieta ka vend për 31g sheqer dhe rreth 50g vajra si vaji i ullirit.
Pedagogu Walter Willet, nga universiteti i Harvardit thotë se nëse një fëmijë do të hajë në të tre vaktet mish të kuq, kur të rritet do të ketë probleme shëndetësore si obeziteti dhe diabeti.
“Ky plan synon të ndryshojë dietat e njerëzve në çdo cep të botës dhe kjo gjë do të rrisë jetëgjatësinë në tokë,” shton ai
Bota duhet të ndryshojë mënyrën se si konsumon produktet, përgjithësisht Evropa dhe Amerika e Veriut duhet të konsumojnë më pak mish të kuq, Azia Lindore duhet të konsumojë më pak peshkun, ndërsa Afrika duhet të konsumojë më pak perime të cilët përmbajnë niseshte.
“Njerëzimi kurrë nuk ka tentuar të ndryshojë sistemin e ushqimit në këtë shkallë dhe këtë shpejtësi,” tha Line Gordon, profesor në Qendrën e Shëndetit në Stokholm
“Nëse quhet fantazi nga njerëzit, atëherë lë të jetë dhe të ëndërrojmë një botë më të mirë,” shton ajo.
Sipas studiuesve, një nga mundësitë e shumta për të realizuar këtë projekt është edhe tatimi i mishit të kuq, pasi mund të bindë njerëzit të ndryshojnë dietat e tyre.
Gjithashtu, ekspertët u shprehën se dieta do të parandalojë vdekjen e 11 milion njerëzve, të cilat vijnë kryesisht nga sëmundjet si infarktet, kanceri, diabeti. Këta janë tani vrasësit më të mëdhenj në vendet e zhvilluara.
Përdorimi i tokës për rritjen e ushqimit dhe pyjeve përbën një të katërtën e emetimeve globale të gazeve serrë. Kjo është pothuajse e njëjtë si ngrohja globale që shkaktohet nga trenat, avionët dhe makinat.
“Dy nga faktorët që ndikojnë më së shumti në zhvillimin e gazeve serrë janë dhe mishi dhe qumështi. Në mbarë botën, blegtoria zë rreth 18% të emetimeve të gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu. Bujqësia është një nga kontribuesit kryesorë për emetimet e metanit dhe oksidit të azotit,” thotë Willet.
Bujqësia është gjithashtu një burim i rëndësishëm i ndotjes së ajrit me amoniak nga fermat. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për ujë, bujqësia dhe prodhimet ushqimore janë një nga kërcënimet më të mëdha, duke konsumuar 70% të ujërave të ëmbla për ujitje.
A do ta shpëtoj kjo dietë botën?
Qëllimi i kërkuesve ishte që njerëzit të ushqehen në mënyrë të shëndetshme dhe të jetojnë më gjatë duke duke minimizuar emetimet e gazrave serë, duke parandaluar zgjerimin e tokës bujqësore dhe duke ruajtur ujin
“Po të duhet të minimizonim vetëm gazet serrë, atëherë do bëheshim të gjithë vegjetarian dhe kjo do të ishte zgjidhja, por është e paqartë nëse dietat vegjetariane mund të jenë gjithmonë një zgjidhje,” thotë Willet.
Sipas studiuesve autoritetet kombëtare shëndetësore të cdo shteti duhet të fillojnë sa më parë për realizimin e këtij projekti, fillimisht duke adaptuar tek njerëzit idenë për konsumimin e ushqimeve të shëndetshme./BBC/