Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shprehet së është zhgënjyer shumë nga presidenti rus, Vladimir Putin, pas faktet që po dalin ditë pas dite po tregojnë për krimet mizore që ushtria ruse ka kryer në qytete të ndryshme të Ukrainës.
Gjatë kohës kur ishte në pushtet, Berlusconi kishte një lidhje shumë të ngushtë me Putin, të cilin e kishte ftuar dhe në vilën e tij në Sardenja, e cila herë pas here u bë objekt skandalesh në Itali.
“E njoh Putin prej 20 vitesh dhe gjithnjë më është dukur një demokrat dhe njeri i paqes”, u shpreh miliarderi 85-vjeçar gjatë një takimi të partisë së tij në Romë.
Berlusconi, i cili ka shërbyer 3 herë si kryeministër i Italisë përgjatë viteve 1994 dhe 2011, ishte përmbajtur deri në këto momente që të kritikonte publikisht kreun e Moskës.
“Përballë masakrave të civilëve në Bucha dhe qytete të tjera të Ukrainës, të cilat janë krime të vërteta lufte, Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësinë e saj”, tha mes të tjerash Silvio Berlusconi.