Bebe Rexha ka bërë një reagim epik për t’i kthyer përgjigje një producenti muzike që mendon se këngëtarja është shumë e plakur për foto seksi.
Në një postim në Instagram, ku shfaqet me të brendshme, bebe shprehet se ndihet e lumtur që së shpejti mbush 30 vjeç dhe se tani është më e mençur, më e fortë dhe një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë.
Kështu që kur të demoralizoheni për moshën, lexoni mesazhin e Bebes më poshtë: “Së fundmi një producent muzike mashkull më tha se po plakesha shumë dhe se imazhi im ishte “konfuz”. Sepse… jam një kantautore dhe postoj foto seksi në Instagramin tim dhe se kjo nuk është gjëja që bëjnë kantautoret femra, sidomos në moshën time. Jam 29 vjeçe.
Më ka ardhur në majë të hundës me të qenit brenda një kutie. Unë vendos rregullat e mia. Jam lodhur me vajzat që etiketohen si “shtriga” kur plaken dhe djemtë që etiketohen si seksi me kalimin e kohës. Gjithsesi, unë mbush 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë, nuk do t’ia mbath! Nuk do të gënjej për moshën apo të bëj këngë që e ndjej se do të shesin më shumë, sepse ngjajnë si për më të rinj. Do t’i festoj vitet e mia, sepse jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni, jam një e dashur më e mirë sesa 10 vite më parë.