Dita e Tokës shenjohet në mbarë planetin me protesta, aksione simbolike dhe thirrjeje kundër ngrohjes globale, ndotjes dhe abuzimit me natyrën tonë të përbashkët. Duke lënë mënjanë të gjitha këto tematika, (jo se janë të parëndësishme) më poshtë po ju sjellim disa fakte interesante mbi Tokën.
Toka është i vetmi planet i njohur deri më tani brenda dhe jashtë sistemit tonë diellor në gjendje që të mbajë jetë dhe i vetmi planet në sistemin tonë që nuk mban emrin e një perëndie të lashtë romake, apo greke. Të gjithë planetët e tjerë dhe pjesa më e madhe e satelitëve të tyre mbajnë emra perëndish antike.
Ekuatori ka një gjatësi prej 40 mijë e 75 kilometrash. Në ekuator mund të peshosh më pak nëse qëndron në dy polet e planetit
Toka është në lëvizje të vazhdueshme. Na duket sikur qëndrojmë në vend, por planeti ynë lëviz rreth vetes me një shpejtësi prej 1600 kilometrash në orë. Njerëzit në ekuator rrotullohen më shpejt. Veç kësaj, toka lëviz me një shpejtësi prej 107 mijë e 826 kilometrash në orë rreth Diellit.
Toka është plakë. Shkencëtarët kanë përllogaritur përafërsisht moshën e planetit tonë. Nga përllogaritjet e tyre rezulton se Toka është 4.54 miliardë vjeç.
Toka është i vetmi planet që njohim deri më tani që përbëhet nga pllakat tektonike. Këto pllaka ndajnë sipërfaqen me magmën në brendësi të planetit, duke mbrojtur jetën dhe janë vazhdimisht në lëvizje. Kur përplasen fort me njëra-tjetrën, ato shkaktojnë tërmet. Tërmeti më i fort i regjistruar është me magnitudë 9.5, regjistruar më 22 maj të 1960 në Kili.
Pika më e nxehtë e Tokës ndodhet në Libi. Në El Azizia është regjistruar temperatura rekord prej 57.8 gradë celcius, në shtator të 1922. Kjo temperaturë është e regjistruar, por besohet gjerësisht se përtej stacioneve të matjes së temperaturave mund të ketë të tjera zona me temperatura akoma më të larta. Temperatura më e ulët është regjistruar në Vostok të Rusisë, plot 128.6 gradë celcius nën zero.
Antarktida është një kontinent i çuditshëm. Këtu ndodhet rreth 90 për qind e të gjithë akullit të globit, që nëse do të shkrihej do të shtonte nivelin e oqeaneve me 70 për qind. Pavarësisht kësaj, Antarktida konsiderohet si shkretëtirë, sidomos në jug të saj, ku reshjet në formë dëbore nuk tejkalojnë 5 milimetrat në vit.
Rrotullimi rreth vetes i Tokës po ngadalësohet me 17 milisekonda për shekull. Kjo do të thotë se po rritet ditë-nata. Por me ritmet që kjo po ndodh do të duhen më shumë se 140 milionë vite që ditë-nata të shkojë nga 24 orë, në 25 orë.
Nëse do të ndanim Tokën sipas elementëve përbërës të saj, 32.1 për qind del hekur, 30.1 për qind oksigjen, 15.1 për qind silikon dhe 13.9 për qind magnez. Hekuri ndodhet në bërthamën e Tokës.
Një vit nuk është 365 ditë. Viti është 365.2564 ditë. Pikërisht këto shtesa na detyrojnë që një herë në katër vjet të shtojmë një ditë ekstra në kalendarin tonë. (29 shkurti).