Mërkuri në Demin kokëfortë do të ‘pengojë’ pak shenjat gjatë javës së parë të Prillit. Sipas parashikimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, shenjat do të rimëkëmben vetëm rreth datës 11 dhe do të gjejnë ritmin e tyre. Si rrallëherë në periudhën e pranverës, renditja e shenjave kryesohet nga Akrepi që do të shkëlqejë gjatë Prillit.
12- Binjakët
Derisa Afërdita të hyjë në shenjën e tyre deri në datën 11, Mërkuri bën katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe prapaskenat, çështjet shëndetësore, punët do të jenë shumë të vështirësuara, të kompleksuara dhe akoma nuk do të kenë një rezultat të mirë. Madje një lodhje shumë e madhe i pret Binjakët derisa të gjejnë lëvizshmërinë e tyre pas datës 11.
11- Peshqit
Futja e Afërditës në Binjak jep shumë dashuri dhe shumë anë pozitive në jetën familjare. Pasuria, marrëdhëniet, bashkëjetesa familjare do të jenë shumë të mira dhe shumë më optimiste, pra fillojnë dhe rregullohen gjërat. Sa i përket ekonomisë, javën e parë të Prillit gjërat do jenë shumë në rrezik dhe nuk ka avantazh të mirë, mund të ketë riskime të mëdha nëse dikush do të investojë. Kujdes me financat në javën e parë të muajit Prill.
10- Demi
Deri në datën 11 do të kenë Afërditën në shenjën e tyre, kjo do iu japë mundësi të rregullojnë jetën private, të dashurojnë, të kenë relacione të mira ekonomike. Mërkuri në shenjën e tyre përballet me Plutonin në Ujor dhe kjo sjell probleme në lidhje me karrierën, keqkuptime, humbje pune, humbje vizioni ose vështirësi e cila do u marrë shumë kohë derisa ta stabilizojnë.
9- Bricjapi
Duhet të presin datën 20 Prill për të marrë iniciativa të reja. Futja e Hënës së re në 10-ditëshin e fundit të Dashit i ndihmon shumë, është eklips diellor, iu jep një shtysë të madhe në planet e projektet e tyre familjare dhe ato të lidhura me punën. Në datën 11 mund të marrin një avantazh në lidhje me punën, rritje rroge, dypunësim ose një nivel më të kënaqshëm në marrëdhëniet e tyre të jetës së përditshme. Dashuria fillon e merr më shumë hapësirë ose komunikim bëhet i këndshëm. Por duhet të presin datën 11 dhe 20 Prill që gjërat të lehtësohen. Fillimi i muajit është pak i vështirë sa i përket prapaskenave dhe dashurisë, është pak i keqkuptuar për ta.
8- Shigjetari
Duket sikur e kanë këtë muaj të tyrin sepse vërtet do e fillojnë me pak vështirësi me shëndetin e punën, por më pas iu hapet çdo gjë. Afërdita në datën 11 në Binjak iu jep gjithë shansin për t’u relaksuar, për të bashkëpunuar, për t’i ndierë financat më mirë dhe afrimitetet më të lehta për t’u bërë. Më pas rreth datës 20 fillon edhe njëherë revanshi i tyre erotik, do ndihen mirë, do fillojnë nga e para të dashurojnë dhe të ndihen rinorë ose ta përjetojnë edhe njëherë pranverën si ditën e parë. Do iu rikthehet një gjendje ‘déjà vu’ e bukur pas datës 20 Prill.
7- Luani
Janë një nga shenjat e qëndrueshme që fillimin e muajit do ta kenë pak brutal në mënyrën si të tjerët do komunikojnë me ta, si do i kenë marrëdhëniet familjare, kujdes marrëdhëniet me të afërmit e projektet e punës në përgjithësi sepse Mërkuri në Dem jua jep këtë sforco të madhe me Plutonin në Ujor që është përballë shenjës së tyre, duket sikur të gjithë janë kundër tyre dhe në antagonizëm. Fillon e rregullohet jeta e Luanëve në datën 11, fillojnë të shihen me sy më të mirë, ndihen më të qetë. Nëse merren me modë, ekonomi, projekte e udhëtime do fillojnë të ndihen mirë. Hapet një rrugë e mirë ligjore ose me jashtë pas datës 20 Prill.
6- Dashi
Përjetuan një Mars shumë intensiv me Diellin dhe Hënën e re në shenjën e tyre, tashmë duhet të kenë shumë kujdes te financat dhe te mbështetja që do kenë te miqtë, shokët e të tjerët. Direkt në fillim të muajit iu kërkohet llogari për para, detyrime, borxhe, huamarrje, huadhënie dhe do ndihen si të revoltuar. Vjen data 11 dhe atë që jeta jua ka marrë jua shpërblen në mënyrë karmike në dy forma dhe shumë Dashë fillojnë e qetësohen në mesin e muajit Prill. Hëna e re në 10-ditëshin e fundit iu jep edhe njëherë avantazh Dashëve të lindur në 10-ditëshin e tretë të rregullojnë jetën ose gabimet që kanë bërë këtë muaj.
5- Virgjëresha
Janë në mesin e artë të gjërave. Lidhur me dashurinë ose jetën personale, disa Virgjëresha do ta kenë të vështirë që s’kanë marrë akoma vendime ose s’janë futur në një lidhje të qëndrueshme e të stabilizuar. Java e parë i vë disi në xhelozira, jo në humor, duket sikur partneri i ka tradhtuar, lekët iu kanë ikur ose sikur projektet nuk i kanë nën kontroll. Me Afërditën në Binjak ndihen shumë mirë në një punë shteti, jeta e tyre hapet, bëhet më publike, më e këndshme, do të kenë më shumë shanse, publicitet dhe do t’i kenë gjërat më të lehta për t’i arritur në shumë këndvështrime.
4- Peshorja
Është shenja kardinale që do të shikojë ndryshime të mëdha pas datës 20 Prill. Aty do marrë një revansh të mirë, do ndihet bukur dhe do të pretendojë që lidhjet e bukura që janë bërë në Mars të konfirmohen tashmë ose të bëhen më të qëndrueshme e të vërteta dhe të ndjehen që pranvera po fillon bukur dhe po u jep gjithë dhuratën e saj për një lidhje, punë, ndikim të mirë në jetën e tyre. Komunikimet me jashtë do t’i kenë shumë të mira, udhëtimet, kontaktet, njohjet sepse Afërdita në Binjak ua jep gjithë këtë sharm e mundësi që shumë Peshore të njihen me jashtë dhe të krijojnë një lidhje të bukur me dikë jashtë vendit.
3- Gaforrja
Plutoni në Ujor në çështjet e tyre ekonomike e shpirtërore, janë çliruar disi nga ndikimet e Plutonit në Bricjap përballë shenjës së tyre sepse kanë 20 vjet që e vuajnë shumë. Por Mërkuri në Dem tregon që një marrëdhënie shoqërore ose pune vihet në sprovë dhe do ta shohin gjatë fillimit të javës. Pastaj gjërat do marrin shumë mirë, madje do jenë një nga shenjat që do fitojnë para, do kenë relacione të mira erotike, por do mbeten të fshehta ose do i mbajnë larg syrit të të tjerëve sepse do quhen pasione të mëdha dhe do shihen me gabim në sytë e të tjerëve nëse e thonë. Do shijojnë shpirtërisht gjëra të fshehta e të mëdha, relacione të fuqishme, por që do i mbushë shumë shpirtërisht. Mund të fillojnë një punë të re pas datës 20 Prill.
2- Ujori
Fillimin e muajit do ta kenë intensiv dhe pak kërcënues ndaj të tjerëve në kuptimin të shantazhojnë njerëzit e afërt për të arritur gjërat e tyre, do duan më shumë lekë, pozicion e mbështetje, por sapo të kalojë java e parë do të marrin atë që pretendojnë se të tjerët nuk ua kanë dhënë dhe do zënë punë, do kontaktojnë, do udhëtojnë dhe do kalojnë pjesën e vështirë me veten. Duke e kapërcyer veten nuk i ndalon dot asgjë dhe me Afërditën në Binjak do jenë një nga shenjat e favorizuara në dashuri, ekonomi dhe relacione të tjera. Më pas do kapërcejnë Plutonin, frikën e tyre më të madhe.
1- Akrepi
Afërdita në Binjak do japë mundësinë dhe sharmin për të vendosur baza të mira ekonomike, njohje të reja dhe për të krijuar një mundësi lëvizjeje ekonomike e cila si rrallëherë mund të ndodhë në fillim pranvere për ta. Një punë e re shumë e rëndësishme ose rikthimi i një mundësie të madhe të një pune që i jep energji dhe i fut në një jetë të re mund të ndodhë për shumë Akrepë gjatë kësaj pranvere dhe duhet ta shijojnë. Do të kenë kontakte e udhëtime me jashtë që do jenë shumë të mira. Lënë pas një marrëdhënie të vështirë.