Aktualitet Sherr mes disa personave në një lokal në Tiranë, 40-vjeçari godet me...

Sherr mes disa personave në një lokal në Tiranë, 40-vjeçari godet me thikë 3 persona

Në një lokal në Laprakë ka ndodhur një sherr mes disa personave. Policia njofton se si pasojë e sherrit janë plagosur me thikë 3 persona.

Ka qenë 40-vjeçari E.Gj., ai i cili dyshohet se ka goditur me thikë 64-vjeçarin V.Rr., 40-vjeçarin R.Rr. dhe 47-vjeçarin M.M.

Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

40-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.03.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.