Një 32-vjeçar ka plagosur me thikë ditën e djeshme një person tek “Rruga e Dibrës” në Tiranë.
Policia bën me dije se autori me inicialet M.M ka rënë në pranga. Ai e ka kryer këtë akt në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin shtetasi M. (M). M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin F. M., 32 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.