Politika Lënia e mandatit nga Rrahman Rrahja, kush është deputeti socialist që hyn...

Lënia e mandatit nga Rrahman Rrahja, kush është deputeti socialist që hyn në Kuvend

Pas lënies së mandatit nga Rrahman Rrahja, emri i radhës që paraqitet në listën e socialistëve të Durrësit është ai i Arkend Ballës.

Balla vjen nga bota akademike dhe mban pozicion drejtues në Administratën e Universitetit të Durrësit.

Rrahman Rraja ka dorëzuar mandatin e deputetit pas publikimit të një videoje në të cilën shfaqet i biri dhe persona të tjerë teksa dhunojnë brutalisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

Në deklaratë për mediat, ish-deputeti, teksa u kërkon ndjesë kolegëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, bën të ditur se do të tërhiqet nga jeta politike.

Një ndjesë Rraja ka edhe për qytetarët që e kanë votuar ndër vite si dhe për viktimat e dhunës së 6 korrikut në zonën e Thumanës.