Extra Disa rregulla që duhet t’i dini kur jeni në publik

Disa rregulla që duhet t’i dini kur jeni në publik

Eskimezët fshijnë hundët kur përshëndesin njëri-tjetrin, japonezët gjithmonë heqin këpucët para se të hyjnë në një shtëpi dhe qytetarët tajlandezë nuk heqin kurrë këpucët kur shkojnë në shtëpinë e ndonjë miku apo të afërmi. Megjithatë, ka disa rregulla të etikës që duhen ndjekur pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti jeni. Gjithkush dëshiron të jetë një person i sjellshëm..

Mbajtja e çantave të grave

Asnjëherë mos mbani çantën e gruas, edhe nëse e doni shumë. Kjo nuk përfshin çantat e rënda të pazarit. Mos e vendosni çantën tuaj në tryezë ose në dysheme pranë jush në një restorant.

Duhet treguar kujdes në palestër.
Fakti që nuk është një sallë vallëzimi apo një zyrë biznesi nuk do të thotë që ju mund të bëni çfarë të doni, duke mos i marrë parasysh të tjerët.
Kur të keni mbaruar me një nga pajisjet në palestër, siç është makina e peshës, rivendosni ato në peshën minimale. Në këtë mënyrë personi tjetër që i përdor ato nuk do të dëmtojë veten nëse ata fillojnë të bëjnë ushtrime pa shikuar. Përdorni një peshqir për të fshirë djersën tuaj nga të gjitha veglat dhe sipërfaqet e pajisjeve.

Sjellja në vende publike
Është shumë e rëndësishme sjellja e një personi në publik.
Si anëtarë të shoqërisë, ne duhet të sillemi në një mënyrë të caktuar kur ne jemi të rrethuar nga njerëz. Kur jemi në kinema, në sallën e koncerteve apo në ndonjë vend tjetër duhet të tregoni gjithmonë respekt për njerëzit që janë mbrapa jush.
Gjithashtu kur flisni në telefon në vende publike, askush nuk ka dëshirë të dëgjojë juve teksa flisni në telefon me dikë tjetër, sidomos kur jeni në një nga vendet që përmendëm më sipër. Njerëzit vijnë në këto ngjarje për një qëllim – të gëzojnë ato. Nuk është argëtim për ta të dëgjojnë bisedën tuaj me zë të lartë.

Ftesat
Asnjëherë mos ktheni përgjigje të shkurtë një personi që ju ka ftuar në një ngjarje të veçantë. Nëse doni të tregoni se jeni një person i sjellshëm dhe dëshironi të shkoni në një ngjarje në të ardhmen, duhet të jeni më i shtjelluar në përgjigjen tuaj.

Sjellja në tavolinë

Është shumë e rëndësishme të ndiqen disa rregulla teksa jeni në një tavolinë i rrethuar me familjar apo miq. Nëse keni nevojë të largoheni për pak minuta nga tryeza, vendoseni pecetën në karrige. Njerëzit nuk duan ta shohin atë në tryezë teksa nuk jeni prezent. Vetëm nëse e keni mbaruar ushqimin tuaj, atëherë mund ta vendosni atë në tryezë, por jo në pjatë.

Është një moment i vështirë kur shkoni në shtëpinë e dikujt për darkë dhe sheh karkaleca ose kikirikë në tryezë, por je alergjik ndaj tyre. Për t’i shpëtuar një situate si kjo, gjithmonë njoftoni pritësin për ushqimet që nuk mund të hani për shkak të çështjeve shëndetësore. Kjo do t’ju shpëtojë shumë probleme.

Si të visheni
Veshja mund të jetë shumë e ndërlikuar në ditët e sotme, sepse ka shumë opsione dhe kaq pak siguri për atë që është e drejtë dhe gabuar.
Gjithmonë duhet të dini në çarë ambienti po shkoni, dhe me cilët njerëz jeni.
Nuk mund të shkoni me pantallona të shkurtra kur keni një intervistë punë.
Vishni rroba që i përshtaten vendit ku po shkoni dhe njerëzve të më cilët do të jeni. Veshja që përzgjidhni në një takim është imazh i veçantë për ju, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm në atë çfarë vendosni të vishni.