Aktualitet Dita Kombëtare e Pelikanit Kaçurrel, rritet prania e zogut të veçantë në...

Dita Kombëtare e Pelikanit Kaçurrel, rritet prania e zogut të veçantë në Shqipëri

Pandemia ka bërë që prania e pelikanëve në lagunat e vijës bregdetare në Shqipëri të jetë e shtuar. Gjithashtu është vërejtur prani më e madhe e pelikanit kaçurrel, zogut të veçantë që rikthehet në vendin tonë pas shumë vitesh.

Për mbrojtjen e pelikanit kaçurrel, Shqipëria ka shpallur prej vitit 2017, 10 majin festë si “Dita e Pelikanit kaçurrel”.

Përpjekjet e shumta për mbrojtjen e kësaj specie simbolike për Shqipërinë dhe sidomos për Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik të gjerë e sidomos atë lokal për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specie të rëndësishme.

𝗚𝗘𝗭𝗨𝗔𝗥 𝗗𝗜𝗧𝗘𝗡 𝗞𝗢𝗠𝗕𝗘𝗧𝗔𝗥𝗘 𝗧𝗘 𝗣𝗘𝗟𝗜𝗞𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗞𝗔Ç𝗨𝗥𝗥𝗘𝗟! / 𝗛𝗔𝗣𝗣𝗬 𝗡𝗔𝗧𝗜𝗢𝗡𝗔𝗟 𝗣𝗘𝗟𝗜𝗖𝗔𝗡’𝗦 𝗗𝗔𝗬!

AL| Sot, 10 Maj 2021, festohet 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞…

Posted by AOS-Albanian Ornithological Society on Monday, 10 May 2021

Në vitin 2000, kolonia ishte në prag të zhdukjes dhe me vetëm 19 çifte folezuese, që prej vitit 2013, kolonia filloi të gëzojë një rritje të ndjeshme, duke mbërritur në vitin 2020 në 85 çifte folezuese, shifra më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit.

Njësia e Global Environment Facility (GEF) në Shqipëri ka ndërtuar disa platforma artificiale që do të ndihmojnë pelikanët të ndërtojnë foletë e tyre në mënyrë që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për rritjen e pranisë së pelikanit kaçurrel.