Bota Vdes në burg vrasësi serial më famëkeq i Francës

Vdes në burg vrasësi serial më famëkeq i Francës

Tri nga viktimat (nga e majta): Jeanne-Marie Desramault, Fabienne Leroy dhe Elisabeth Brichet

Michel Fourniret, një nga vrasësit serialë më famëkeq të Francës, ka vdekur në spitalin e burgut. Ai vdiq në moshën 77-vjeçare dhe dy dekadat e fundit të jetës i ka kaluar në burg.

Michel Fourniret, i quajtur nga mediat “Ogre of the Ardennes” (monstra e Ardenes), u dënua në vitin 2008 për përdhunim ose përpjekje për përdhunim të shtatë grave dhe vajzave të moshave 12 dhe 22 vjeç, si edhe për vrasjen e tyre.

Aktiviteti i këtij vrasësi zgjati më shumë se një dekadë, nga viti 1987 deri në vitin 2001. Michel Fourniret u arrestua në vitin 2003 pasi një vajzë 13-vjeçare u arratis nga fugoni i tij dhe lajmëroi policinë.

Michel Fourniret u arrestua në vitin 2003

Vrasësi serial vuajti dy dënime të përjetshme, pasi Gjykata, në vitin 2018 i dha atij një dënim të dytë me burg për vrasjen e shokut të një mafiozi.

Shumicën e krimeve ai i kreu në rajonin e pyllëzuar Ardens të Francës veriore dhe në Belgjikë.

Në atë kohë, policia humbi një sërë mundësish për të zënë në kurth Michel Fourniret, por mësimet e marra ndihmuan që të sillen reforma për mënyrën se si policia franceze heton vrasjet seriale.