Kur një teori shkencore gjen provën e vërtetësisë së saj, ajo ditë gjykohet si e rëndësishme. Por kur kjo teori është një nga më të famshmet, dhe ka të bej me ngjarjen që ka ndryshuar përgjithmonë historinë e planetit ku jetojmë, atëherë ajo ditë quhet historike.
Diçka shumë e ngjashme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një studim i botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave nga studiues të Purdue University mund të përfaqësojë një hap të madh për të kuptuar dinamikat që kanë ndryshuar historinë e Tokës, dhe ndoshta mundësuar dominimin e qenieve njerëzore në planet.
Sipas Studimit, në një zonë të quajtur Hell Creek, në shtetin e North Dakotës, është gjetur pothuajse një “selfie” të momentit, i ndodhur në një periudhë midis 65 dhe 70 milion vjet më parë, kur impakti i një asteroidi gjigand me shumë gjasa në Meksikë zhduku pothuajse çdo gjallesë të dimensioneve të mëdha në planet, duke filluar nga dinozaurët.
Në atë që shkencëtarët amerikanë po fillojnë ta quajnë si “zbulimi i shekullit në terren”, zona e studiuar paraqiste ende pemë me fole grerëzash, ose fosile peshqish të kapur në momentin e valës së cunamit gjigant që pasoi impaktin, ku brenda verzës së tyre u gjendën edhe fragmente materiali që nga nxehtësia e atij momenti ishin shndërruar në xham.
Në të njëjtën zonë, u zbuluan edhe gjurmë të dy dinozaurësh të ndryshëm, një hadrosuarus gjethengrënës dhe gjahtari i famshëm Tirannosaus Rex, që konfirmon faktin se “në momentin e impaktit, ato specie ishin të gjalla dhe në tentative për të kapur njëri tjetrin”.
Studiuesit mendojnë që impakti i asteroidit të ketë krijuar një cunami gjigant, dhe një tërmet shkatërrues të gradës të 10 ose të 11, që ndryshoi totalisht klimën e planetit duke zhdukur gjallesat kryesore.
Me kalimin e kohës, zbulimet në Hell Creek mund të çojnë edhe në zbulime të reja të rëndësishme. Zona është tashmë e ndaluar për çdo person që nuk është në listën e studiuesve që po bëjnë kërkimin, duke shkaktuar edhe disa polemika nga kolegët e tyre.