Ditë e trishtuar për New York me 630 persona të vdekur brenda një ditë për shkak të koronavirusit, deklaroi guvernatori i shtetit Andrew Cuomo.
Në këtë shtet numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 3 565.
Rastet e personave pozitivë kanë qenë 113 704 dhe nga këta mbi 63 000 vetëm në qytetin e New Yorkut.
SHBA, epiqendra e pandemisë
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë epiqendra e pandemisë në rang botëror për nga numri i të prekurve me COVID-19.
Të shtunën sipas universitetit “Johns Hopkins” u regjistruan 297,575 të prekur nga virusi dhe 8,098 të vdekur. Të premten u shënua dhe numri i madh i të vdekurve brenda një ditë, gjithsej 1423. Në pothuajse gjithë vendin përjashtuar 8 shtete janë lëshuar urdhra që popullata të qëndrojë në shtëpi, këto masa prekin rreth 96 për qind të popullsisë amerikane.
Zona më e nxehtë në SHBA për sa i takon përhapjes së virusit vazhdon të jetë qyteti i Nju Jorkut. Sipas të dhënave zyrtare numri i vdekjeve në rang shteti është trefishuar në tre ditët e fundit, në më shumë se 3 mijë. Situata nxiti guvernatorin e Nju Jorkut të marrë respiratorët nga sektori privat.
Zyrtarët thonë se megjithatë shkalla e atyre që shtrohen në spital është stabilizuar çka sugjeron se masat e forta për distancim social të vendosura një muaj më parë, kanë nisur të japim rezultat.
Pas Nju Jorkut, Nju Xhersi është shteti me numrin më të madh të të infektuarve. Qeveria federale i rekomandoi amerikanëve të mbajnë maska ose të përdorin mbulesa të tjera prej pëlhure në baza vullnetare për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Rekomandimi vjen nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Presidenti