Ismail Kadare, ka folur për herë të parë për ndarjen nga jeta në moshën 71-vjeçare të akademikut të njohur, Moikom Zeqo.
“Ishte një nga ata që krijonte gëzim, gjallëri në jetën letrare. Për këtë, ai ka qenë edhe shumë i njohur. Është nga ata, që i mungojnë shumë letërsisë kur largohen nga jeta”, thotë Kadare që shton: “Ka qenë i çmuar. Nuk ka qenë i mënjanuar, as i pavlerësuar, përkundrazi. Miku ynë, në letërsinë letrare shqiptare tregoi se është e shëndetshme që t’i gëzojmë njerëzit që duan”.
“Letërsia ka nevojë për njerëz që ta mbajnë gjallë, që e duan artin dhe janë të lidhur me të. Dhe është ditë zie, sidomos kur njerëz të tillë largohen nga jeta”, përfundon Kadare.