Artisti shqiptar Eugent Bushpepa ka humbur ditën e djeshme babain e tij, Gjonin, pas një aksidenti me makinë ndodhur në kryeqytet.
Aksidenti fatal ka ndodhur disa ditë më parë, e që pas përplasjes i ati i këngëtarit ndodhej në gjendje koma në spital, pa mundur të rekuperohet.
Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun gazetari dhe publicisti Gjergj Marku, i cili në një status të dedikuar shkruan se ceremonia mortore do të mbahet në vendlindjen e këngëtarit, në Rrëshen, ndonëse familja Bushpepa prej vitesh jetonte në Tiranë.
Statusi i Gjergj Markut në Facebook:
“SOT, per te ngushelluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret per ndarjen nga jeta te babait te tij!…(Babai i kengetarit te njohur mirditas eshte ndare sot nga jeta pas nje aksidenti te rende ne Tirane, ku dhe qendronte ne koma prej ditesh.
Gjon Bushpepa ka qene drejtues ne disa sektore ne Mirdite dhe jo vetem. Prej vitesh jetonte familjarisht ne Tirane.
Ceremonia mortore ne RRESHEN.
Ngushellime te thella familjes per kete humbje te parakoheshme!)”