Aktualitet Divorc tek noteri, shmanget gjykata për çiftet që ndahen me mirëkuptim

Divorc tek noteri, shmanget gjykata për çiftet që ndahen me mirëkuptim

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri.

Zgjidhjet e martesës në dyert e gjykatës, janë bërë prej kohesh një barrë e madhe për bashkëshortët, ndërsa volumi i dosjeve civile te pashqyrtuara, është rritur në gjykata.

Praktika e divorceve me pëlqim paraprak me zgjidhje në zyrat noteriake, është propozuar prej vitesh, por aktorët drejtësisë kanë rikthyer diskutimin, që të jetë noteri kryefjala e zgjidhjes së martesës kur mes bashkëshortëve, ka nja akt-marrëveshje me mirëkuptim. Dokumenti më pas dorëzohet në gjykate dhe ajo e miraton.

Në projekt marrëveshjen e noterizuar ish-partnerët, detajojnë përgjegjësinë prindërore, takimet me fëmijët sipas një kalendari javor dhe vjetor, por edhe detyrime të tjera që i marrin përsipër me vullnet të lirë.