Aktori i njohur hollivudian Robert De Niro është në prag të falimentimit. Tashmë 77-vjeçari është i detyruar të pranojë çdo rol që i ofrohet dhe të punojë 6 ditë në javë për 12 orë në ditë.
Shkaku kryesor, sipas avokatit të tij, është divorci i kushtueshëm nga ish-bashkëshortja Grace Hightower me të cilën u martua në 97-n dhe qëndruan bashkë deri në 2018-n duke pasur edhe 2 fëmijë, por De Niro ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga martesa të mëparshme.
Sipas avokatëve, divorci dhe pandemia rrënoi financat e aktorit dhe se nuk mund t’i paguante më 1 milion dollarë në vit ish-bashkëshortes që njihet për shpenzime të çmendura.
Por edhe pala tjetër e akuzon fituesin e 2 herë të çmimit Oskar se nuk menaxhon si duhet të ardhurat. Avokati i ish-bashkëshortes tha se De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga filmi “The Irishman”, por i harxhoi ato me pushime të shtrenjta dhe blerjen e një kantine vere.
Beteja në gjykatë vazhdon…