Shkrimtarja kanadeze Celidhe Wynn ishte e sigurte që do të sillte në jetë një djalë. Ajo e quante sigurinë e saj intuitë nëne dhe kishte blerë të gjitha veshjet për djem. Gjatë gjithë kohës imagjinonte burrin e saj duke luajtur me djalin e tyre, deri në momentin që kryen vizitën e fundit dhe ekografia tregoi që gjinia e fëmijës ishte femër.
“Unë isha në gjendje shoku,” tha ajo.
Ajo nuk e dinte se si do ta rriste një vajzë. Nuk dinte as të bënte bishtaleca, apo ta edukonte në mënyrën e duhur. Pas disa kohës ajo shkroi një ese në lidhje “zhgënjimin gjinor” që kishte përjetuar. Një term që kohët e fundit është bërë shumë i përhapur, ndërkohë që shumë prindër zgjedhin të ndajnë reagimet e tyre kur ata mësojnë nëse presin një djalë apo vajzë.
“Shpesh herë thuhet se për aq kohë sa është një fëmijë i shëndetshëm, atëherë çdo gjë është në rregull, por kjo fjali nuk është për të gjithë njëlloj, pasi shumica e njerëzve kanë preferenca dhe ëndrra të veçanta. Gjatë 10 viteve të fundit unë kamë parë shumë njerëz të cilët ndjehen keq, pasi fëmija nuk është me gjininë që ata dëshirojnë, “ thotë Joyce Venis, një psikologe në New York.Dëshira e Wynn për të pasur djalë shihet si diçka e zakonshme. Një sondazh i botuar muajin e kaluar nga disa hulumtues finlandezë dhe amerikanë zbuloi se, gratë në përgjithësi preferojnë më shumë gjininë femërore por, Venis tregon se gjatë 30 viteve të trajnimit të pacientëve ka vënë re se jo të gjitha gratë dëshirojnë të lindin foshnje femra. Fëmijët në kohën moderne lindin në gjeneratën më të hapur gjinore në histori, në një epokë ku shumë aktivistë të shquar dhe të famshëm kanë diskutuar për rolet tradicionale gjinore.
Në rrjete sociale gjithnjë e më shumë shohim foto dhe video nga festa, të cilat e kanë transformuar shpalljen e gjinisë në një ngjarje të veçantë, të mbushur me zbukurime të ndryshme ngjyrë rozë dhe blu. Sipas një përfaqësuesi të YouTube, videot për të treguar gjininë filluan të jenë një trend në rritje gjatë vitit 2011 dhe kompania pasur një rritje në numrin e shikuesve. Disa nga videot përfundojnë edhe në mënyrë të keqe, ku një burrë u rrëzua keq në pishinë, pasi mësoi se do të vinte në jetë vajza e pestë.
Leena Nahata, një endokrinologe pediatrike me Spitalin e Fëmijëve në Columbus, Ohio, vë në dyshim pafajësinë e këtyre festimeve për të parë gjininë.
“‘Shfaqja gjinore është bërë gjithnjë e më e përpunuar. Duke festuar këtë fakt disa muaj para lindjes së foshnjës, a po rrezikojmë të bindim veten dhe të tjerëve me një vizion të veçantë dhe një sërë stereotipash që aktualisht janë të dëmshme?” shkroi ajo në një artikull të vitit 2017 në revistën Pediatrics.
Për shumicën e prindërve, momenti i së vërtetës nuk tregohet në mënyrë të veçantë por ndodh në intimitetin e zyrës së mjekut dhe pasojat emocionale shfaqen midis partnerëve. Pasi Wynn bisedoi për ndjenjat e saj me koleget e saj, ajo kuptoi se shqetësimet e saj ishin më së shumti të lidhura me frikën se si do ta udhëzonte dhe ta mbronte vajzën e saj.
“Unë kuptova që nuk kisha frikë të lindja një vajzë, ajo çka më shqetësonte ishte mënyra se si do ta rrisja atë. Nuk e di se si do të flisja me vajzën time mbi rreziqet e dhunës seksuale që mund të përjetojnë femrat. Si do ta udhëzoja një vajzë të vogël të pafajshme mbi këtë çështje?,” thotë ajo.
“Të qartë për vështirësitë që do të hasin pasi të sjellin në jetë një fëmijë, ideja e gjinisë së fëmijës ndoshta është një mënyrë për të ndier një ndjenjë kontrolli,”thotë Venis.
Gjithashtu ajo shprehet se disa nga pacientët e saj kanë zgjedhur të këshillohen me gjinekologët për mundësitë e përcaktimit të gjinisë së embrionit, njëjtë si ka bërë edhe çifti i famshëm Chrissy Teigen dhe John Legend, të cilët ndryshuan gjininë e foshnjës së tyre përmes fertilizimit in vitro.
Studiuesit gjithashtu kanë zbuluar se shumë çifte kishin më shumë gjasa të pranonin një fëmijë të birësuar me gjininë që ata dëshironin sesa fëmijët e tyre.
Wynn tregon se vajza e saj tashmë është 3 vjeç dhe çdo ditë e më shumë i ngjan me veten. Ajo ndjehet e penduar për të gjitha mendimet që kishte në fillim të shtatzënisë.
“Kur e pyeta se çfarë dëshironte për krishtlindje, ajo më tha se donte që gjithçka në shtëpi të ishte rozë. Gjatë gjithë kohës pëlqen të vishet si princeshë dhe është e fiksuar me mbas kukullave, ashtu si unë në moshën e saj. Ajo është shumë e ngjashme me mua,” shton Wynn./The Waqshington Post/