Vjen grumbullimi për herë të parë në Serinë A për Daniel Maldinin, djalin e kapitenit legjendar të Milanit, Paolo Maldini.
Mungesat e Borini, Calhanoglu dhe Castillejo kanë bërë që trajneri Stefano Pioli të fusë në skuadër për herë të parë në një ndeshje të kampionatit italian Daniel Maldinin, i lindur në vitin 2001.
Daniel ka luajtur me kuqezinjtë gjatë miqësoreve të verës dhe disa ditë më parë rinovoi kontratën me Milanin deri në vitin 2024.