Sport Djali i tretë i Messi-t do të quhet Ciro për këtë arsye

Djali i tretë i Messi-t do të quhet Ciro për këtë arsye

Pas Thiagos dhe Mateos, së shpejti do të vijë në jetë Ciro…Messi!

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka vendosur t’i verë pikërisht këtë emër djalit të tij të tretë, që pritet ta sjellë në jetë bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo, brenda pak ditësh.

“Pleshti” e ka njoftuar përmes rrjetit social “Instagram”, duke postuar një foto të barkut të bashkëshortes, me shënimin “Baby Ciro”.

Përzgjedhja e këtij emri, nga sa aludojnë mediet e huaja, mund të jetë bërë në nder të një këngëtari të famshëm argjentinas.

Bëhet fjalë për Horacio Demián Pertusi, lider i grupit legjendar muzikor “Attaque 77”.

Horacio Demián Pertusi është një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe i Leo Messi-t.

Kur është takuar me pesë herë fituesin e Topit të Artë, ka thënë: “Të shohësh Leo Messi-n është si të shohësh kalimin e një komete Halley”.