Adoleshenti australian i cili u bë i njohur falë hedhjes së vezëve në drejtim të senatorit vendas që fajësoi emigracionin e myslimanëve për sulmet në Chirstchurch, ka mbledhur 100.000 dollarë nga përkrahësit.
Të gjitha këto të holla ai ka vendosur t’i dhurojë si donacion për të mbijetuarit e masakrës që tronditi mbarë botën.
Will Connolly, 17 vjeç, hodhi vezë në drejtim të senatorit Fraser Anning, pasi ky i fundit u përpoq të minimizonte dëmet që i ishin shkaktuar komunitetit mysliman dhe jo vetëm.
Ai shpejt e mori nofkën “djali vezë” dhe donacionet vërshuan nga e gjithë bota për të paguar shpenzimet e tij të mbrojtjes, meqë sulmi me vezë dënohet në Australi.
Por shtëpia e avokatëve ku Connolly u drejtuar vendosi që t’i ofrojë shërbimin falas .
Megjithatë, donacionet vazhduan. Shuma e madhe që u mblodh në emrin e tij bëri që ai të vendosë që ta dhurojë të gjithën për Fondacionin e të Mbijetuarve nga Sulmet në Christchurch, duke thënë se me këtë gjest shpreson të zgjojë vetëdijen për mbështetje ndaj të mbijetuarve të sulmeve të tilla.