Aktualitet Djegia e pallatit 10-katësh, Policia e Tiranës e referon në Prokurori si...

Djegia e pallatit 10-katësh, Policia e Tiranës e referon në Prokurori si ngjarje aksidentale

Policia e Tiranës e ka referuar në prokurori si ngjarje aksidentale zjarrin që përfshiu pallatin 10-katësh në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Mësohet se policia akoma nuk ka në dorë akt-ekspertimin e analizës së llojit të materialit që është veshur fasada e jashtme e pallatit, e cila rezultoi fatale për përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, ekspertët e zjarrfikëses vijojnë punën për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Dyshimet për shkakun vijojnë të jenë për shkak të një shkëndije elektrike në kondicionerin e banesës në katin e 9.

Dy ditë më parë ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat për të ndërhyrë në pallat, por nuk është lejuar nga banorët dhe policia.

Bashkia sot në orën 18:00 ka kërkuar takim me banorët e pallatit për të zgjidhur problemin e strehimit.