Një mjeke e re shqiptare është ndarë tragjikisht nga jeta në Gjermani në moshë të re. Ajo quhet Eni Doko. Lajmin e trishtë për humbjen e saj e dha mjekja e njohur shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg.
“Dr. Eni Doko, një mjeke specialiste dhe njeri i mrekullueshëm është larguar nga jeta, duke i lënë familjes një humbje të pamasë dhe ne si kolegë dhe miq të saj, duke na privuar nga privilegji që ta kishim pranë në vitet që vijnë. Dr. Eni me të qeshurën, bukurinë dhe dritën tënde do mbetesh përherë në zemrat tona”, shkruante Dollenberg në Facebook.
Ndarja nga jeta e Dokos ka sjellë reagimin e gjithë komunitetit të mjekëve shqiptarë në Gjermani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryesia e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani thonë se janë të gatshëm t’i vijnë në ndihmë familjes së mjekes së ndjerë.
“Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin e largimit nga jeta të shoqes, mikes, koleges së dashur, mjekes shqiptare në Gjermani Eni Doko! Bashkohemi me dhimbjen e familjes dhe të gjithë atyre që vuajnë këtë humbje tragjike. Kryesia e Shoqatës se Mjekëve Shqiptarë në Gjermani dhe Kryetarët e Degëve janë të gatshëm ti vijnë në ndihmë familjes së Eni Doko. U prehsh në paqe Eni”, thuhet në postimin e tyre.
Deri më tani nuk dihen arsyet e vdekjes së mjekes Eni Doko.