Anëtarë të një grupi të ekstremit të djathtë në Gjermani janë arrestuar me akuzën e planifikimit të sulmeve ndaj xhamive, politikanëve dhe azilkërkuesve.
Ata janë dymbëdhjetët, të cilët dyshohet se i përkasin organizatës Der harte Kern (Hard Core).
Drejtuesi i pretenduar i grupit është Werner S., 53 vjeç, një person i njohur më parë dhe që jeton në qytetin jugor të Ausburgut.
Grupi thuhet se u takua javën e kaluar për të diskutuar planet për dhjetë sulme të ndara në Gjermani, përfshirë dhe ndonjë masakër në xhami, të ngjashme me të kryer në Zelandën e Re vitin e kaluar.
Ata raportohet se shpresonin që veprimet e tyre të provokonin një kundërsulm dhe të çonin në luftë civile.
Sipas njoftimeve të mediave, hetuesit u raportuan nga dikush që kishte qenë brenda grupit.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën armë dhe materiale që mund të përdoren për të bërë bomba artizanale, raporton Welt am Sontag.
Të arrestuarit thuhet se u takuan përmes aplikacionit WhatsApp dhe formuan një organizatë shtatorin e kaluar.
Ata besohet se kanë lidhje me Odin Soldiers, një tjetër grup i ekstremit të djathtë të themeluar në Finlandë pesë vjet më parë.