Franca ndodhet në alarm pas vrasjes së dy agjentëve të policisë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Autoritetet franceze kanë aktivizuar të gjitha strukturat policore për kapjen e personit përgjegjës të tragjedisë, me nofkën “Mushkonja”.
Kryeministri i Francës, Gabriel Attal, tha para Parlamentit se organizatorët dhe autori i ngjarjes do ta paguajnë shtrenjtë: “Do të bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi të neveritshëm. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje, asnjë mjet, do t’i gjurmojmë, do t’i gjejmë dhe, po ju them, do ta paguajnë. Ne ua kemi borxh viktimave. Ne ua kemi borxh familjeve dhe të dashurve të tyre”.
Autori përgjegjës është Mohames Amra, i arratisur nga burgu tashmë. Burimet policore për Reuters theksojnë se Amra është trafikant droge nga Franca veriore. Një nga burimet tha se Amra dyshohet se ka urdhëruar një vrasje në Marsejë dhe ka lidhje me bandën e fuqishme “Zezakët” e qytetit.
Sakaq, autoritetet e policisë franceze bëjnë me dije se gjendja e tre personave të plagosur është kritike.
Burimi kryesor i vrasjeve në Francë lidhet me trafikun e drogës. Ai ka aktivizuar krimin e organizuar në të gjithë kontinentin europian, çuar në konfrontime gjithnjë e më të dhunshme me policinë dhe në krime vdekjeprurëse në terren midis bandave. Vrasjet e lidhura me drogën tani rivalizojnë edhe fenomenin e terrorizmit si kërcënimin kryesor të sigurisë së Bashkimit Evropian.