Sport Do të dënohet? UEFA hap procedurë disiplinore për Kristiano Ronaldon

Do të dënohet? UEFA hap procedurë disiplinore për Kristiano Ronaldon

Gjesti në fundin e ndeshjes ndaj Atletikos të Madridit, rrezikon t’i kushtojë yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo. Portugezi iu kundërpërgjigj trajnerit Diego Simeione, ndërkohë raportohet se UEFA ka hapur një procedurë disiplinore për atë “sjellje të pahijshme”.

Ronaldo rrezikon të penalizohet, gjobitet, ose s’kualifikohet për incidentin e ndodhur në 12 mars.

Vendimi për veprimin e yllit portugez do të shpallet më 21 mars.

“Pas një hetimi të kryer nga komisioni i etikës dhe disiplinës, në zbatim të nenit 55, u hap një procedurë disiplinore për sjellje të pahijshme kundër futbollistit Cristiano Ronaldo pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Atletiko Madridit, të luajtur më 12 mars. Rasti do të diskutohet më 21 mars nga komisioni i etikës dhe disiplinës”, shkruhej në komunikatën e bërë publike nga UEFA.