Kryesore “Do të jenë 700 Forca Speciale”, Artan Hoxha zbulon dhe urdhrin për...

“Do të jenë 700 Forca Speciale”, Artan Hoxha zbulon dhe urdhrin për Gardën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me organizimin e Policisë, për protestën e opozitës ditën e nesërme.

Hoxha ka thënë se në rreshtin e parë të protestës do të qëndrojnë policie femra, të paarmatosura, ndërsa ka theksuar se Gardës së Republikës i është kërkuar në mënyrë kategorike të mos shfaqet pasi ajo është e armatosur dhe prania e saj mund të krijojë tension.

‘Në rreshtin e parë të protestës do të jenë kordonë me policie femra të paarmatosura.
Gjithashtu i është kërkuar në mënyrë kategorike Gardës së Republikës që të mos shfaqet.
Ngaqë garada është e armatosur shfaqja e saj do të krijonte tensione’, ka thënë ndër të tjera gazetari, në emisionin ‘Java’ në RTSH.

Gjithashtu, Artan Hoxha ka thënë se Policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën ‘Ismail Qemali’ pasi aty do të pozicionohen rreth 700 trupa të Forcave Speciale.

‘Është kërkuar nga Policia që të mos bllokohet Rruga ‘Ismail Qemali’ pasi aty do të pozicionohen Forcat Speciale. Do të jenë rreth 700 trupa të Forcave Speciale të cilët do të reagojnë vetëm nëse situata del jashtë kontrollit.’