Një ngjarje e rëndë kriminale në Vlorë është parandaluar nga forcat e policisë. Një sasi e konsiderueshme tritoli prej 500 gramësh do të përdorej për shpërthim.
Eksplozivi iu sekuestrua në banesë një 23-vjeçari me iniciale D.S. në lagjen “Bashkimi”. Tritoli ishte i montuar në një pajisje me telekomandë, gati për t’u shpërthyer në distancë.
23-vjeçarit iu gjetën në banesë edhe një automatik, një pistoletë me silenciator, një armë gjahu, 38 fishekë luftarakë, 2 uniforma policie dhe një sasi kanabisi. Po kështu, iu sekuestruan edhe 2 celularë dhe makina Volkswagen.
Policia dyshon se 23-vjeçari është pjesë e një grypi kriminal. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës për identifikimin e personave të tjerë që do të bashkëpunonin me 23-vjeçarin D. S. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.