Aktualitet Doli për gjah, vritet aksidentalisht nga shoku 22-vjeçari

Doli për gjah, vritet aksidentalisht nga shoku 22-vjeçari

Një 22-vjeçar i identifikuar si Elidon Basha ka mbetur i vrarë gjatë natës në qytetin e Bulqizës. Basha kishte dalë për gjah dhe deri tani mendohet se ka qenë shoku i tij që e ka qëlluar me armë.

22-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, por kur ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar në komisariat shokun e viktimës K. Kola, i cili po pyetet për rrethanat e ngjarjes.

Deri tani ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale, por policia lokale ka ngritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat e saj.