Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se nuk është meritë e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria arriti të mbledhë 1.15 miliardë euro për procesin e rindërtimit.
Në një takim në Durrës, Kryemadhi paralajmëroi se qytetarët shumë shpejt do të ndihen të grabitur se 885 milionë euro janë borxhe.
“Sot ajo që të bën përshtypje është që pasi u zbardh skema e buzëqeshjeve të Ramës që vraponte prapa suflerëve të tij për të marrë meritat, por nuk mund të thuash që është meritë që do të marrë 885 milion euro kredi që do i paguajnë shqiptarët. Nuk mund të thuhet që është meritë e Ramës, pasi qeveria e tij do të fusë dorën në xhepin e qytetarëve. Mos u çudisni kur të dyfishohet fatura e energjisë elektrike, mos u çudisni kur fatura e ujit dhe pa pasur ujë në rubinet të dyfishohet. Kjo bëhet për të manipuluar opinionin publik, për t’i përdorur paratë për interesa të veta. Është plani marshall i Ramës për 5 vite. Pse do e lëmë për 5 vite të pikturojë projektet e tij të bukura?”, tha Kryemadhi.