Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ambasadori Richard Grenell do të mbetet Përfaqësuesi Special për Serbinë dhe Kosovën, duke thënë se po “e bën shumë mirë punën”.
Trump e tha këtë për Zërin e Amerikës kur u pyet se si Grenell do të kryejë tre funksione në të njëjtën kohë: Ambasador amerikan në Gjermani, ushtrues i detyrës së shefit të inteligjencës kombëtare, si dhe ti dërguar special në Serbi dhe Kosovë.
“Ambasadori do të vazhdojë ndërsa e bën punën shumë mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët, ai ka bërë një punë fantastike në të dy vendet”, tha Trump.
Ai theksoi se Grenell gëzon “besimin e tij të plotë” dhe godet me “marrëveshje të jashtëzakonshme”.
E siç dihet, Grenell ishte ai që së fundi mundësoi marrëveshjet Serbi-Kosovë për të vendosur trafikun ajror dhe hekurudhor.
Është e paqartë se sa kohë Grenell do të shërbejë si shef i detyrës së shefit të inteligjencës kombëtare. Trump tha të premten se po konsideronte katër kandidatë për këtë pozicion, ndërsa Grenell tha që ai nuk do të marrë këtë rol përgjithnjë.