Donald Veshaj mund të jetë njeriu më i përfolur i ditëve të fundit në Shqipëri dhe shkak për këtë është bërë lidhja e tij me Beatrix Ramosajn brenda “Big Brother Vip” e po ashtu marrëdhënia tashmë e përfunduar me Bora Zemanin, jashtë shtëpisë.
Veç kësaj, Donaldi është zyrtarisht edhe personi më i kërkuar nga shqiptarët në “Google”. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe themeluesi i “Big Media Expert”, Tom Kallanxhiu.
I ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit ai ka thënë: “Njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është dhe sipër Doktorit (Sali Berisha)”.
Me sa duket situata e tij mes dy vajzave është bërë një sensacion dhe shqiptarët janë ndjerë kuriozë të zbulojnë çfarë ndodh ditë pas dite me aktorin.
Kujtojmë që gjatë spektaklit të së martës ai deklaroi hapur ndjenjat ndaj Beatrixës dhe tha se nuk po bën atë që do për shkak të presionit.
“Kam shumë presion nga të gjithë, nga banorët, efekti i kamerave, dua të bëj shumë gjëra që s’i bëj dot. Dua ta ha fare përshembull. Të rri do llogarisim çfarë do ndodhi jashtë, unë s’di çfarë do ndodh nesër edhe mund të vdes. Hyrja e Romeos normal që ka ndikuar, se ato ditë, sidomos kur isha i ulur aty dhe pashë atë videon, realisht kam dashur të dalë nga kjo shtëpi”, tha Donaldi.