Çfarë është suksesi?
Ka shumë përkufizime, por ka vetëm një gjë ku të gjithë bien dakord: Suksesi vjen nga këmbëngulja, pavarësisht dështimit.
Më poshtë janë 51 thënie që inspirojnë sukses në jetën dhe biznesin tënd përballë dështimeve, pengesave dhe barrierave.
1 – Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi. – Winston Churchill
2 – Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim. – Herman Melville
3 – Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta. – Colin Davis
4 – Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar. – Henry Thoreau
5 – Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë. – Chris Grosser
6 – Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe. – John Rockefeller
7 – Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më fat kam. – Thomas Jefferson
8 – Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot. – Ray Goforth
9 – Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë. – Jim Rohn
10 – Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash. – Albert Einstein
11 – Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë. – Wiston Churchill
12 – Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin. – Tony Hsieh
13 – Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin. – Winston Churchill
14 – Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë. – GK Chesterton
15 – Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin. – Thomas Uatson
16 – Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të. – Jim Rohn
17 – Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë. –Anonim
18 – Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson. – Anonim
19 – Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë. – Muchael Bobak
20 – Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin. –Tony Robbins
21 – Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar. – Robert Kuyoaski
22 – Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë. – Steve Jobs
23 – Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë. – Barack Obama
24 – I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes. – Franklin Roosvelt
25 – Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi. – Helen Keller
26 – E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh. – Walt Disney
27 – Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar. – Bruce Lee
28 – Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi. – Colin Powell
29 – Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë. – Conrad Hilton
30 – Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim. – Jim Rohn.
31 – Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë. – Herbert Suope
32 – Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që bën atëherë do jesh i suksesshëm. – Albert Schveitzer
33 – Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë.- I panjohur
34 – Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë. – Proverb japoneze
35 – Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të. – I panjohur
36 – Nëse e ëndërron mund ta arrish. – Walt Disney
37 – Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën. – I panjohur
38 – Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij. – David Brinkley
39 – Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja. – Bill Cobsy
40 – Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi. – Niko Kazanzaqis
41 – Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin. – Thomas Edison.
42 – Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan. – Zig Ziglar.
43 – Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme – Jon Rockefeller.
44 – E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të. – Oprah Winfrey
45 – Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet. – Anthony Robbins
46 – Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di. – Aristotel Onasssis
47 – Dështova në mënyrën time për të pasur sukses – Thomas Edison
48 – Kurrë nuk kam ëndërruar për sukses, kam punuar për të. – Estee Lauder
49 – Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë. – Thomas Edison.
50 – I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor. – Vidal Sassoon.
51 – Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur. – Charles Kettering.