Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, krahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka.
Në zanafillë, Dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyut të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brendësi, si trajtë u ruajt deri në ditët tona.
Ai vihej për të patur prodhime të mbara, por edhe për të trembur dëmtuesit e prodhimit.
Quhet edhe Plaku i Kopshtit, Plaka e Kopshtit, Nusja e Kopshtit, Surrati i Arës, Coli, (Picar) etj.