Politika Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD-së, reagon edhe PPE

Dorëheqja e Bashës si kryetar i PD-së, reagon edhe PPE

Partia Popullore Europiane ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Në një reagim në rrjetet sociale, PPE shkruan se vlerësojnë vendimin e Bashës.

“Falenderojmë Lulzim Bashën për hapin e tij të përgjegjshëm për largimin nga drejtimi i PD, vlerësojmë të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke i hapur rrugën një fillimi të ri dhe unitetit në parti”

Lufta ndaj korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane”, thuhet në reagimin e Partisë Popullore Europiane.