Politika “Dorëheqja është detyrim”/ Zbulohet slogani i opozitës për protestën e 11 shkurtit

“Dorëheqja është detyrim”/ Zbulohet slogani i opozitës për protestën e 11 shkurtit

Partia Demokratike ka thirrur më 11 shkurt një protestë kundër qeverisë, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama, kjo edhe pas çështjes McGonigal.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zbuluar në Facebook edhe sloganin e protestës “…dorëheqja është detyrim”.

“Shqipërisë i dalim zot, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që ka publikuar deputetja e PD.