Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka komentuar vendimin e Francës për t’i thënë “jo” Shqipërisë, për negociatat.
I pyetur për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Cakaj tha, se Shqipëria nuk është në të njëjtat kushte, pasi Zaev kishte premtuar hapje të padiskutueshme të negociatave.
“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme.
Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim.
Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha Cakaj.