Kreu i parlamentit të Turqisë, Binali Yildirim ka dhënë dorëheqjen. Ai njihet si krahu i djathtë i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që prej vitit 1990.
Mësohet se dorëheqja e tij ka ardhur pasi zyrtari i lartë do të kandidojë në zgjedhjet e 31 marsit për postin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Yildirim, i cili në një darkë lamtumire tha: “Gjëja e parë që do të bëj pas kësaj darke do të jetë dorëzimi i dorëheqjes në Asamblenë e Përgjithshme Kombëtare. Nesër në orën 09:00 të mëngjesit, do ia dorëzoj postin Celal Adanit, si deputeti më i vjetër në parlament.”
Parlamenti turk pritet të zgjedhë drejtuesin e ri të dielën e 24 Shkurtit.
Nën efektet e një situate të vështirë ekonomike, Yildirim do të përfaqësojë Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit Erdogan në zgjedhjet e 31 marsit për Bashkinë e Stambollit.