Borussia e Dortmundit nuk tregon mëshirë në ndeshjen e radhës të Bundesligës. Në “Signal Iduna Park”, skuadra kryesuese e kampionatit gjermane shkatërroi Hannoverin e vendit të parafundit, me rezultatin e thellë 5-1.
Hakimi, Reus, Gotze, Guerreiro dhe Witsel ishin autorët e golave për Dortmundin, ndërsa golin e nderit për Hannoverin e shënoi Hadzic.
Me këtë fitore, Dortmundi e çon në 9 pikë diferencën me Bayern Munchen, me gjigantin bavarez që është arritur në renditje edhe nga M’gladbach, që fitoi 2-0 ndaj Augsburgut, por që ndeshjen e tij do ta zhvillojë të dielën.