Aktualitet Dosja “Arben Ahmetaj”/ Çfarë mbante në dorë shefi i SPAK kur hyri...

Dosja “Arben Ahmetaj”/ Çfarë mbante në dorë shefi i SPAK kur hyri në Kuvend, mesazhi i koduar

Shefi i SPAK, Altin Dumani u paraqit ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë për të bërë kërkesën për arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka zbuluar një detaj interesant duke thënë se kreu i SPAK para se të paraqiste dosjen në Kuvend, ka folur edhe përmes gjuhës së simbolikave, pasi ai është kujdesur që veç dosjes hetimore të mbajë në dorë në momentin që do futej në Kuvend edhe Kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

“Altin Dumani ka pasur një sjellje tepër korrekte, ai madje ka folur me gjuhën e simbolikave. Në momentin e parë që ai zbriti nga makina e tij për të shkuar drejt dyerve të Kuvendit, krahas dosjes hetimore ai u kujdes që në duar të mbante edhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të përçuar një mesazh të qartë që Prokuroria e Posaçme bazohet vetëm te Kushtetuta e Shqipërisë dhe te asnjë faktor tjetër, qoftë i brendshëm i jashtëm apo ndërkombëtar”, tha gazetari.